Qesh Pak 79 €

Kushtet dhe rimbursimi

Shkurt dhe qartë.

Çfarë blen

  • Një video të bërë enkas nga historia jote, për 79 €.
  • Videon ta dërgojmë në email brenda 24–48 orëve nga çasti që na dërgon historinë.
  • Figurat krijohen me inteligjencë artificiale, sipas fotove të tua. Personat u ngjajnë, por nuk janë fotografi të vërteta.
  • Videoja është vetëm e jotja. Ne nuk e postojmë askund.

Rimbursimi

  • Para se të na dërgosh historinë: të kthejmë gjithë shumën. Mjafton të na shkruash.
  • Pasi na e ke dërguar historinë: nuk ka rimbursim, sepse puna për videon tënde fillon menjëherë.
  • Nëse kemi gabuar ne (p.sh. një emër ose një hollësi që na e the): e rregullojmë falas.
  • Nëse nuk e dorëzojmë dot videon: të kthejmë gjithë shumën.

Për rimbursim, na shkruaj te endri@radari.site me numrin e porosisë. Paratë kthehen në kartën me të cilën ke paguar.

Fotot dhe zëri yt

  • I përdorim vetëm për të bërë videon tënde.
  • Nuk i postojmë dhe nuk ua japim të tjerëve.
  • Nëse do t’i fshijmë, na shkruaj dhe i fshijmë.

Kush jemi

Emri
BitCryptics
NIPT
M32427019P
Email
endri@radari.site

Qesh Pak është një faqe e BitCryptics. Pagesat me kartë kryhen përmes POK.

Kthehu në fillim