Qesh Pak 79 €

Nga Qesh Pak

Historia e familjes sate, në një video

Ti na e tregon me zë. Ne e kthejmë në një video me figura, zë dhe muzikë, si historitë që sheh te Qesh Pak.

79 € gati për 24–48 orë
Porosit videon

Plotësohet për 5 minuta, nga telefoni.

Shiko si duket

Fillimi i një historie nga faqja jonë.

Si funksionon

  1. 1
    Zgjedh si e do videon

    Pamjen, zërin dhe ndjesinë. Të merr 1 minutë.

  2. 2
    Paguan 79 € me kartë

    Pagesë e sigurt përmes POK.

  3. 3
    Na tregon historinë

    Regjistron zërin nga telefoni dhe na dërgon disa foto.

  4. 4
    Merr videon

    Brenda 24–48 orëve, në email.

Çfarë merr

Figurat i krijojmë me inteligjencë artificiale, duke u nisur nga fotot e tua. Personat do t’u ngjajnë, por nuk janë fotografi të vërteta.

Videoja është e jotja

Nuk e postojmë askund. E merr vetëm ti dhe e ndan me kë të duash.

Pse 79 €?

Sepse çdo video bëhet enkas, skenë pas skene. Është shumë punë, dhe e bëjmë me kujdes.

Pyetje që na bëjnë

Sa e gjatë është videoja?

Zakonisht 2 deri në 4 minuta. Varet nga historia.

Sa duhet të flas?

Sa të duash, deri në 10 minuta gjithsej. Të ndihmojmë me 5 pyetje të thjeshta.

Çfarë fotosh duhen?

Disa foto ku personit i duket mirë fytyra, dhe një a dy të tuat. Bëjnë edhe foto të vjetra, të fotografuara me telefon.

Kur e marr videon?

Brenda 24–48 orëve nga çasti që na dërgon historinë. Ta dërgojmë në email.

A e postoni videon time?

Jo. Videoja është vetëm e jotja.

Si paguhet?

Me kartë bankare, në faqen e sigurt të POK. Paguan para se të na tregosh historinë.

A mund t’i marr paratë mbrapsht?

Po, gjithë shumën, për sa kohë nuk na e ke dërguar ende historinë. Pasi na e dërgon, puna fillon dhe nuk ka më rimbursim. Lexo rregullat.

Porosit videon · 79 €

Gati për 24–48 orë. Vetëm e jotja.